"Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë;

por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim,

do ta shpëtojë." Luka 9:24

 

Rrëfimet e Shën Brixhidës

 

Blerë Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë në: Lulu (450 Faqet)

 

Fillo lexo KËTU

 

 

Përmbajtja – Libri 3

 

 

Përmbajtja e Librit 3

 

KAPITULLI 1

Paralajmërime dhe instruksione për ipeshkvin

në lidhje me ushqimin, veshjen dhe lutjen.

Si duhet të sillet ai përpara ngrënies,

gjatë ngrënies dhe pas ngrënies.

Rreth gjumit dhe kryerjes së detyrave ipeshkvnore.

 

KAPITULLI 2

Virgjëra i tregon bijës si mund të kapërcehen

vështirësive që ipeshkvi has në udhën e ngushtë.

Durimi simbolizohet nga veshja dhe dhjetë Urdhëresat

simbolizohen nga dhjetë gishtat. Dëshira për përjetësinë dhe

mungesa e dëshirës për botën simbolizohen nga dy këmbët.

Për tre armiq që ipeshkvi ndesh gjatë rrugës.

 

KAPITULLI 3

Virgjëra jep një shpjegim të plotë për ipeshkvin

në lidhje me mënyrën si ai duhet ta ushtrojë

detyrën e tij ipeshkvore që t’i japë lavdi Hyjit,

mbi shpërblimin e dyfishtë për kryerjen e detyrave

ipeshkvnore dhe ndëshkimin e dyfishtë për moskryerjen

e tyre dhe si Jezu Krishti dhe gjithë shenjtërit e

mirëpresin një ipeshkëv të vërtetë dhe të drejtë.

 

KAPITULLI 4

Nëna i flet bijës për ambicjen e ipeshkvinjve

të këqinj; ajo shpjegon me anë të një shëmbëlltyre

të gjatë se shumë vetë, në sajë të synimeve të tyre të mira,

arrijnë në rangun shpirtëror që ipeshkvinjtë e papërmbajtur

e humbasin edhe pse janë thirrur në të fizikisht.

 

KAPITULLI 5

Ambozi i tregon nuses për lutjet që të

mirët bëjnë për njerëzit; sundimtarët e botës dhe të kishës

krahasohen me timonierët, krenaria dhe veset e tjera

krahasohen me stuhitë dhe kalimi tek e vërteta

krahasohet me një port; edhe për thirrjen

shpirtërore të nuses.

 

KAPITULLI 6

Ambrozi i flet nuses me alegori rreth një burri,

gruas dhe shërbëtores së tij.

Ky kurorëthyes simbolizon ipeshkvin e keq,

gruaja simbolizon kishën dhe shërbëtorja

dashurinë për botën. Gjykimi i ashpër ndaj atyre

që duan më shumë botën se kishën.

 

KAPITULLI 7

Virgjëra i flet nuses duke e krahasuar ipeshkvin

botëdashës me një kacek plot ajër apo me një

kërmill të shtrirë në fëlliqësi dhe për gjykimin

e këtij ipeshkvi që ndryshon kryekëput nga Ipeshkvi Ambroz.

 

KAPITULLI 8

Virgjëra i tregon nuses për përsosmërinë

dhe madhështinë e saj, për dëshirat e çrregullta

të mësuesve të tanishëm dhe për gënjeshtrën me të cilën

ata i përgjigjen pyetjes që u bën Virgjëra e lavdishme.

 

KAPITULLI 9

Virgjëra i flet nuses për ata që shohin,

dëgjojnë, etj. e që u shpëtojnë rreziqeve në

sajë të dritës së diellit etj., por rreziqeve nuk u shpëtojnë

dot ata që janë të verbër, të shurdhër, etj.

 

KAPITULLI 10

Virgjëra e siguron nuses rreth fjalëve që ajo dëgjon.

Për rrezikun dhe rrënimin që i kanoset kishës

dhe si fatkeqësisht shumë mbikqyrës të kishës

u përkushtohen qejfeve duke shpërdoruar

të mirat e kishës në krenarinë e tyre.

Për zemërimin e Hyjit ndaj njerëzve të tillë.

 

KAPITULLI 11

Fjalë plot besim që nusja i drejton Krishtit.

Gjon Pagëzori e siguron nusen se është Krishti që i flet asaj.

Për lumturinë e të pasurve të mirë dhe për krahasimin

e një ipeshkvi të pakujdesshëm me një majmun

për shkak të marrëzisë dhe jetës së tij të ligë.

 

KAPITULLI 12

Nusja i flet Krishtit, duke u lutur

për ipeshkvin e sipër-përmendur.

Përgjigjet që Krishti,

Virgjëra dhe Shën Anjeza i japin nuses.

 

KAPITULLI 13

Nëna i tregon bijës për fjalët dhe veprat

e Krishtit të cilat i krahason me një thesar,

natyrën e Tij hyjnore e krahason me një kështjellë,

mëkatin me hekurat, ndërsa bukurinë e botës dhe gëzimin

nga miqësitë i krahason me dy hendeqe.

Ipeshkvi duhet të përkujdeset për shpirtrat.

 

KAPITULLI 14

Nëna i flet bijës për një ipeshkëv të cilin

e krahason me një flutur, përvujtërinë dhe krenarinë

e tij i krahason me dy flatrat e fluturës,

tre maskat që mbulojnë veset e ipeshkvit

me tre ngjyrat e insektit, veprat e tij me

trashësinë e ngjyrave, vullnetin e tij dyfaqësh

me dy antenat e fluturës, grykësinë e tij me gojën e saj,

dashurinë e tij të vogël me trupin e saj piciruk.

 

KAPITULLI 15

Nëna i flet bijës për një tjetër ipeshkëv

që alegorikisht e përshkruan si zekth,

llafollogjinë e tij si fluturim, dy preokupimet e tij si flatra,

lajkat që i bën botës si thumb.

Virgjëra çuditet me jetën e këtyre

dy ipeshkvinjve. Rreth predikuesve.

 

KAPITULLI 16

Biri i shpjegon nuses se mallkimi

i shpirtrave nuk i pëlqen Hyjit. Pyetje mbresëlënëse që

një ipeshkëv më i ri i bën një ipeshkvi më të vjetër

dhe përgjigjet që më i vjetri i jep më të riut.

 

KAPITULLI 17

Virgjëra lëvdon jetën dhe rregullin e Shën Dominikut.

Si ai iu drejtua Virgjërës në prag të vdekjes

dhe si në kohët e sotme fretërit e tij kanë

shenjën e pasionit të Krishtit që u dha Dominiku,

por shumë prej tyre jetojnë me shenjën

që u ka vulosur djalli.

 

KAPITULLI 18

Nëna i tregon nuses për fretërit që tani

parapëlqejnë zërin e djallit se atë të atit të tyre Dominik.

Pak janë ata që ecin në gjurmët e tij.

Kush dëshiron të bëhet ipeshkëv për ndere tokësore

dhe për rehati e liri personale, ai nuk i përket

rregullit të Shën Dominikut. Ndëshkimi i tmerrshëm që I pret

këta njerëz dhe dënimi që vuan njëri prej tyre.

 

KAPITULLI 19

Nusja i tregon Krishtit për mendimet e kota

që e mundojnë dhe që nuk arrin t’i largojë.

Krishti i shpjegon nuses përse e lejon këtë

dhe për dobinë që kanë këto mendime,

mjaft që ajo t’i urrejë këto mendime dhe të ketë frikë

të arësyeshme nga Hyji. I tregon edhe se ajo nuk

duhet t’i marrë lehtë mëkatet e lehta pasi kjo

mund ta çojë në mëkat të rëndë.

 

KAPITULLI 20

Nëna i tregon bijës se talenti përfaqëson

dhuratat e Shpirtit Shenjt. Shën Benedikti i shtoi

dhuratat që i pati dhënë Shpirti Shenjt.

Si hyn Shpirti Shenjt apo shpirti

djallëzor në shpirtin e njeriut.

 

KAPITULLI 21

Nëna i tregon bijës për madhështinë

dhe përsosmërinë e jetës së Shën Benediktit

me anë të një krahasimi; shpirti që jep fryt

tokësor krahasohet me një pemë pa kokrra,

krenaria e mendjes me strallin dhe shpirti

i ftohtë me kristalin; për tre shkëndija që lindin nga

këto të treja, domethënë nga kristali,

stralli dhe pema.

 

KAPITULLI 22

Nëna i flet bijës për një murg me zemër

lavireje në gjoks dhe që u largua

nga Hyji me krenarinë dhe lakminë

e tij dhe e braktisi jetën engjëllore.

 

KAPITULLI 23

Hyji Atë i dëgjon lutjet e nuses për mëkatarët.

Për tre dëshmitarët në tokë dhe tre dëshmitarët në qiell.

Trinia e shenjtë dëshmon për nusen,

ajo është nusja e Tij në sajë të fesë si të

gjithë ata që ndjekin fenë ortodokse

të kishës së shenjtë.

 

KAPITULLI 24

Lutjeve të nuses për të pafetë,

Jezu Krishti i përgjigjet se Hyji përlëvdohet

nga ligësia e të ligëve edhe pse ata nuk e dëshirojnë këtë;

këtë e ilustron me anë të një alegorie ku një

vajzë përfaqëson kishën ose shpirtin dhe nëntë

vëllezërit e saj përfaqësojnë nëntë koret e engjëjve,

mbreti përfaqëson Krishtin,

ndërsa tre djemtë e tij përfaqësojnë tre gjendjet e njerëzve.

 

KAPITULLI 25

Nëna i ankohet bijës se qengji më i pafajshëm, Jezu Krishti,

neglizhohet nga krijesat në kohët e sotme.

 

KAPITULLI 26

Krishti i shpjegon nuses misterin e pashprehshëm të Trinisë.

Si mëkatarët djallëzorë mëshirohen nga Hyji për hir të pendesës

dhe vullnetit të tyre për të bërë kthesë.

Hyji tregon se Ai ka mëshirë për të gjithë, për Hebrenjtë dhe të tjerët.

Për gjykimin e dyfishtë, domëthënë për gjykimin për ata

që do të dënohen dhe për ata që do të shpëtohen.

 

KAPITULLI 27

Nusja i lutet Zotit për Romën.

Në Romë prehen eshtrat e shumë e shumë martirëve.

Tre gradët e përsosshmërisë së krishterë.

Nusja sheh një vegim dhe pastaj i shfaqet Krishti për t’i shpjeguar vegimin.

 

KAPITULLI 28

Virgjëra e mëson nusen si të dojë dhe i tregon

për katër qytetet ku gjenden katër dashuri dhe se cila

prej tyre është dashuri e përsosur.

 

KAPITULLI 29

Lëvdata e nuses për Virgjërën që përmban një alegori për tempullin

e Salomonit dhe të vërtetën e pashpjegueshme të bashkimit

të natyrës hyjnore me natyrën njerëzore dhe për tempujt

e priftërinjve që janë veshur me kotësi.

 

KAPITULLI 30

Shën Anjeza përdor metaforën e luleve për t’i folur

uses për dashurinë që nusja duhet të ketë për Virgjërën.

Përshkrimi që Virgjëra e lavdishme i bën mirësisë së pakufi

dhe të amshuar të Hyjit përballë mosmirësisë dhe mosmirënjohjes sonë.

Miqtë e Hyjit nuk duhen ta humbasin paqen në mes të vështirësive.

 

KAPITULLI 31

Krishti i flet nuses duke përdorur një alegori të admirueshme

me një doktor dhe një mbret. Doktori simbolizon Krishtin.

Ata që njerëzit mendojnë se do të dënohen, shpesh shpëtohen,

ndërsa ata që njerëzit apo opinioni mendon se do të shpëtohen, dënohen.

 

KAPITULLI 32

Virgjëra i tregon nuses me alegori si Hyji Atë e zgjodhi

atë mes shenjtërve për t’u bërë nëna e Tij dhe porti i shëlbimit.

 

KAPITULLI 33

Biri i flet nuses duke i treguar me anë të shembullit

të dy vetëve sesi Ai gjykon jo bazuar në gjrat e jashtme për të brendshme.

 

KAPITULLI 34

Nëna i flet bijës duke e simbolizuar shpirtin me një unazë

dhe trupin me një copë dhe si shpirti duhet të pastrohet

me anë të maturisë dhe trupi duhet të pastrohet por jo të

masakrohet me anë të vetëpërmbajtjes.